Në 100 vjetorin e ngritjes së flamurit nga Dedë Gjo Luli në Mal të Zi, analistë politikë, njohës të historisë,, diplomatë e politikanë nga Shqipëria e Mali i Zi analizuan situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen shqiptarët 100 vjet më pas.

Analistët shqiptarë nga Mali i Zi të ftuar në studion e Top Show vlerësuan votën e shqiptarëve gjatë referendumit pro pavarësisë 5 vjet më parë. Sipas tyre, rreth 16 përqind e popullsisë që përbejnë minoritetet, ndihmuan në pavarësimin e Malit të Zi.

Ndërkohë, politikani, Besnik Mustafaj, i cili në atë kohë mbante postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë zbuloi se si vendet europiane dhe SHBA ishin kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe zbardhi qendrimin e mbajtur nga Shqipëria.

“Diplomacioa europiane e amerikane ishte kundër pavarësisë së Malit të Zi. Për ne nuk ishtë e rëndësishme që Mali i Zi të ishte apo jo i pavarur, për ne e rendësishme ishte që të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve. Për Finin (në atë kohë Ministër i Jashtëm i Italisë), pavarësia e Malit të Zi ishte e pakonceptueshme, pasi në syrin e Italisë, Mali i Zi shihej si një vend i kontrabandës e trafikut. Shqetësim real ishte që nëse shteti i vogël nuk arrin të mbijetojë cfarë do bëjmë me të? Arsyeja tjetër ishte edhe se Mali i Zi ishte bërë strehë e pastrimit të parave të rusëve”, tha zoti Mustafaj.

Më tej ish-ministri i Jashtëm rrëfeu edhe për takimet e zhvilluara me ish-presidentin malazez, Gjukanovic dhe me faktorin shqiptar në atë periudhë. Sipas tij, Shqipëria shprehu qendrimin e saj duke këshilluar shqiptarët në Mal të Zi për të mbështetur pavarësinë e Malit të Zi.

Top Channel