Ronaldo kërkon Seedorf tek Corinthias

06/04/2011 10:40

Ronaldo, ish-futbollisti brazilian dhe tani ndërmarrës në botën e futbollit, ka pranuar se po punon për transferimin e mesfushorit të Milanit, Clarence Seedorf, tek ekipi brazilian i Corinthias.

“Ekziston interesi, por deri tani nuk ka asgjë të firmosur”, tha Fenomeni për televizionin brazilian.

Ronaldo u takua me mesfushorin hollandez javën e kaluar në Milano në përpjekje për të përforcuar ekipin pas blerjes së një tjetër emri të madh, Adrianos.

Seedorf është në përfundim të kontratës së tij me Milanin dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Top Channel