Mourinho: Me Ronaldon largohem edhe unë

06/04/2011 19:05

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, deklaroi pas mësimit të interesit të Milanit për Cristiano Ronaldon se do të japë dorëheqjen e tij nga gjigantët madrilenë nëse do të lejohet portugezi që të largohet.

”Në futboll gjithçka është e mundur. Nëse Cristiano Ronaldo do të largohet nga Reali, atëherë do të largohem edhe unë, por jo për të shkuar tek Milani”, deklaroi Mourinho, i ngacmuar nga mediat spanjolle.

Duke u rikthyer tek fitorja 4-0 me Tottenhamin në Champions League, Mourinho shtoi: “Jam i kënaqur nga skuadra, por veçanërisht i lumtur për ata që heshtin kur fitojmë dhe janë gjithmonë gati të kritikojnë kur humbim”.

Top Channel