Milani, “çek i bardhë” për Cristianon

06/04/2011 18:40

Milani ëndërron të shohë në radhët e tij Cristiano Ronaldon dhe presidenti Silvio Berlusconi i ka dhënë një “çek të bardhë” Gallianit në bisedimet që do të realizohen.

”Ëndërroj të kem në skuadër Ronaldon. I kam thënë Gallianit që të bëjë gjithçka që ka në dorë, ndërsa përsa i përket sakrificës ekonomike ai ka një çek të bardhë”, deklaroi Berlusconi për “La Gazzetta dello Sport”.

Kryeministri i Italisë u përpoq të siguronte blerjen e portugezit që në vitin 2009, pasi Manchesteri humbi në finalen e Champions League përballë Romës. “Mendoj se do të ishte një blerje e mrekullueshme për Milanin, por edhe për të rikthyer vëmendjen e Europës drejt kampionatit italian”, shtoi Berlusconi.

Reali i Madridit e ka konsideruar si të pashitshëm Ronaldon, një futbollist për të cilin shpenzoi 96 milion euro dy vjet më parë.

Top Channel