Pique: Messi, më i mirë se Cristiano Ronaldo

05/04/2011 15:35

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, krahasoi dy futbollistët që vlerësohen si më të mirët në botë për momentin, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Spanjolli ka luajtur me Cristianon kur ishte në radhët e Manchester United dhe me Messin luan tani në radhët e Barcelonës.

“Janë lojtarë shumë të mirë që arrijnë të shënojnë shumë gola, por Messi ka diçka më shumë. Messi është deçiziv ndërsa Cristiano është spektakolar”, deklaroi Pique për ‘L’Equipe’.

“Ronaldo driblon mirë dhe luan mirë me kokë ndërsa Messi është më direkt. Të dy janë të vështirë për tu mbrojtur, por unë mendoj se më e lehtë është të kesh përballë portugezin”, shtoi mbrojtësi spanjoll.

Lojtari i Barcelonës kujtoi se Messi iu duk “shumë i vogël dhe i dobët” kur e pa për herë të parë, “por në momentin që filloi stërvitja dhe mori topin, ne nuk ia hoqëm dot më nga këmbët”.

 

Top Channel