Partia Demokratike ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama se ka urdhëruar çensurën ndaj fjalimeve të kryeministrit Sali Berisha.
Sipas zëdhënëses së kësaj partie, TCH nuk ka transmetuar disa aktivitete të kryera sot nga kreu i qeverisë.
“Sot Edvin Rama urdhëroi çensurën e plotë dhe totale të lajmeve për qeverinë dhe mazhorancën. Sot urdhëroi kanalin televiziv privat kombëtar Top Channel të bllokojë transmetimin e të gjitha veprimtarive të Kryeministrit të vendit dhe mazhorancës politike në Shqipëri”, deklaroi zëdhënësja.
“Ai çensuroi gjatë edicionit informativ në këtë media, transmetimin e inaugurimit të ndërtesës së re të korpusit kryesor të Universitetit të Kamzës, një investim ky prej 300 milion lekësh. U çensurua tërësisht fjala dhe pjesëmarrja e Kryeministrit të shqipërisë në aktivitetin e firmosjes së një marrëveshjeje historike midis Universitetit të Tiranës dhe ETC Global. Partia Demokratike duke mos ndërhyrë aspak në politikat redaksionale, beson se çensurimi i lajmeve dhe informacioneve, dëmton rëndë vetëm ata që i praktikojnë këto lloj çensurash”, theksoi zëdhënësja.
Top Channel