Mexes humb sezonin dhe Shqipërinë

05/04/2011 13:55

Përfundoi përpara pak minutash operacioni në ligamentet e kryeqëzuara të qëndërmbrojtësit të Romës, Philippe Mexes.

Mjekët bënë të ditur se rindërtimi i ligamentit u krye me sukses, por konfirmuan se riaftësimi për një dëmtim i tillë do të jetë i gjatë 6 muaj, çka do të thotë se francezi mund të rikthehet vetëm pasi të ketë filluar sezoni i ardhshëm.

Dëmtimi mund të kompromentojë edhe kalimin e francezit tek Milani, një marrëveshje që dukej e kryer, por që tashmë mund të varet pikërisht nga Nesta.

Nëse ish-mbrojtësi i kombëtares italiane do të deklarojë tërheqjen në fund të sezonit, atëherë kuqezinjtë do të kërkojnë një njeri që t’i ofrojë garanci në qendër të mbrojtjes dhe do të duhet të kërkojnë një alternativë për Mexes.

Në rast se Nesta do të qëndrojë, marrëveshja me romanistin mund të realizohet, pasi ai nuk do të ketë presion për të luajtur menjëherë.

Ky dëmtim do të thotë se Mexes nuk do të jetë në gjendje të luajë as kundër përfaqësueses sonë, në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit që do të zhvillojmë kundër Francës, në datat 2 dhe 7 shtator.

Top Channel