Inter-Real, Champions për të mbyllur plagët

05/04/2011 11:30

Mbrëmja e sotme do të jetë një mbrëmje e Champions League, por për Interin do të ketë një domethënie shumë më të madhe se një çerekfinale, pasi zikaltërit do të përpiqen të shërojnë “plagët” e humbjes në derbi.

Arsyet që lejojnë tifozët interistë të jenë optimistë janë të shumta. Në radhë të parë, Leonardo nuk do të rikthejë në fushë atë formacion “vetvrasës” të përdorur në derbi, një 4-2-4 fantazi.

Përveç kësaj, dy prej lojtarëve më vendimtarë të skuadrës, Maicon e Eto’o, luajnë pikërisht në pozicionet ku Schalke ka dobësitë më të mëdha në fushën e lojës. Ata do të kenë përballë rivalë të një cilësie të ulët, si Baumjohann e Sarpei.

Ndonëse portieri Neuer konsiderohet si pika më e fortë e gjermanëve, kompanitë e basteve nuk besojnë shumë se ai do të jetë në gjendje të përballojë të gjithë “tërbimin” e kampionëve të Europës në fuqi.

Sipas kompanisë lidere të basteve në botë, “Bet and Win”, një fitore e Interit kuotohet me koefiçentin 1,5, ndërsa një sukses surprizë i Schalkes në “San Siro” shihet si absolutisht i pamundur, me “Eurobet”-in që e kuoton deri 7,2.

Shumica e basteve të ofruara janë ato me handikap, ku Interi fal një ose dy gola, ndërsa barazimi kuotohet zakonisht rreh koefiçentit 3,5.

Në ndeshjen tjetër që do të zhvillohet paralelisht në mbrëmje, Reali do të marrë zemër nga rikuperimi në kohë i Cristiano Ronaldos dhe Xabi Alonsos, të padisponueshëm në humbjen e dhimbshme në shtëpi përballë Sporting Gijonit.

Mourinho ka bërë të qartë se në ndeshjen e parë, do të jetë shumë më e rëndësishme që të mos pësosh gol se sat ë shënosh, por sipas kompanive të basteve, ekzistojnë shanse të mira që madrilenët të “hipotekojnë” kualifikimin që në “Bernabeu”.

Rezultati më i mundshëm i takimit shihet ai 2-0, por shumë e kuotuar mbetet edhe fitorja minimale.

Formacionet e mundshme të ndeshjeve të çerekfinaleve
Inter-Schalke
Inter (4-4-2): Cesar; Maicon, Ranocchia, Chivu, Zanetti; Motta, Stankovic, Cambiasso, Sneijder; Milito, Eto’o. Tr. Leonardo
Schalke (4-4-2): Neuer; Uchida, Hoëedes, Metzelder, Sarpei; Matip, Papadopoulos, Farfan, Boumjohann; Raul, Edu. Tr. Rangnick

Real Madrid-Tottenham
Real M. (4-5-1): Casillas; Ramos, Pepe, Carvalho, Marcelo; Khedira, Alonso, Di Maria, Ozil, Ronaldo; Adebayour. Tr. Mourinho
Tottenham (4-5-1): Gomes; Corluka, Daëson, Bassong, Assou-Ekotto; Huddlestone, Modric, Lennon, Van der Vaart, Bale; Crouch. Tr. Redknapp

Top Channel