Greqi, dy yjet e atletikës rrezikojnë burgim

05/04/2011 12:35

Dy ish-atletë grekë do të gjykohen për dëshmi të rreme dhe mashtrim për t’iu shmangur testeve anti-doping në Lojrat Olimpike të Athinë 2004-s, lajmëroi sot Kryeprokurori i Athinës.

Kostas Kenteris dhe Katerina Thanou akuzohen për improvizimin e një aksidenti me motor, për t’iu shmangur testeve, pak përpara se të mbahej ceremonia hapëse e Lojrave.

Të dy u zbuluan nga teste të mëvonshme anti-doping dhe medaljet e fituara në Olimpiadë iu hoqën. Në një proces të mëparshëm, ata kishin refuzuar të pranonin marrjen e dopingut nën betim dhe në bazë të atyre deklaratave do të gjykohen edhe për dëshmi të rreme.

Trajneri i tyre, gjithashtu është i përfshirë në një çështje gjyqësore, pasi besohet se ishte njeriu që i inkurajoi të përdornin doping dhe që i furnizonte vazhdimisht me substanca të ndaluara.

Nëse shpallen fajtor, dy atletët rrezikojnë dënime që shkojnë nga gjoba, deri në një vit burgim.

Top Channel