Champions, rezultatet e pjesëve të para

05/04/2011 21:35

Kanë përfunduar pjesët e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.

Inter dhe Schalke kanë mbyllur pjesën e parë në barazim 2-2. Për Interin kanë shënuar Dejan Stankovic (‘1) dhe Diego Milito (’34) ndërsa për gjermanët kanë realizuar Joel Matip (’17) dhe Edu (’40).

Në çerekfinalen tjetër, Real Madrid ka shënuar që në fillim të ndeshjes (‘4) ndaj Tottenham me anë të Emmanuel Adebayor dhe ka përfunduar pjesën e parë jo vetëm në avantazhin 1-0, por edhe në avantazh numerik pas daljes me karton të kuq, pas dy kartonave të verdhë, të sulmuesit të ekipit anglez, Peter Crouch.

Top Channel