Berlusconi: Dua Cristiano Ronaldon

05/04/2011 20:05

Tifozët kuqezinj mund të ëndërrojnë me sy hapur. Jo vetëm për titullin kampion që duket shumë më afër pas fitores ndaj Interit, por edhe për një kampion të madh: Cristiano Ronaldon.

Silvio Berlusconi, presidenti i Milanit, i ka thënë miqve të tij të ngushtë: “Dua që Cristiano Ronaldo të luajë për Milanin.”

“Jam i dashuruar me Milanin dhe nuk do tërhiqem asnjëherë prapa nëse ka një kampion të madh që mund të bëjë diferencën, një si Ronaldo. I kam dhënë lejen Gallianit për të filluar operacionin”, mendohet të ketë thënë kryeministri italian.

Top Channel