Allegri: Me Napolin, betejë e fortë

05/04/2011 18:25

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, rikthehet të flasë për fitoren e kuqezinjve në derbin ndaj Interit.

“Jam shumë i kënaqur për Paton. Jo vetëm për golat që shënoi, por edhe për momentin e mirë që po kalon. Pato mund të jetë arma plus në skuadër në javët në vazhdim”, shprehet Allegri për të përjavshmen italiane ‘Chi’.

Përsa i përket luftës për titullin kampion në Serinë A, trajneri i kuqezinjve deklaron: “Kam tre muaj që them se Napoli meriton respekt. Deri në fund të kampionatit Milan dhe Napoli do të luftojnë për kampionatin.”

Top Channel