Tenis, Djokovic mund Nadal

04/04/2011 08:30

Novak Djokovic, pas fitores në turnetë Open Australia dhe Indian Wells, ka fituar turneun Masters 1000 të Miami duke mundur në finale Rafael Nadal me rezultatin 6-4 3-6 7-6.

Ky është titulli i katërt në këtë sezon për tenistin serb, numri 2 i renditjes botërore.

Gjithashtu, me fitoren e djeshme, Novak Djokovic e çon në 26 serinë e fitoreve radhazi.

Turneu i ardhshëm në të cilin Djokovic do të mundohet të afrohet edhe më shumë me Rafael Nadal, numrin 1 të renditjes, është ai i Montecarlo.

Top Channel