Fundi i 36 javëve i hap rrugën fazës “Final 4” në Superiore, si renditen ekipet pas përgjysmimit të pikëve dhe të gjitha detajet
Milani është gjobitur me 20 mijë euro për banderolat ofenduese të shfaqura ndaj trajnerit të Interit, Leonardo dhe për bezdisjen me lazer të futbollistëve në fushë, vendosi sot Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit.
Në derbi, tifozët kuqezinj, të indinjuar nga kalimi i papritur i ish-lojtarit, trajnerit dhe drejtuesit të tyre në radhët e zikaltërve, shpalosën banderola gjigante, në të cilat ofendohej e shahej rëndë njeriu i formuar në radhët e klubit të tyre.
Përsa i përket dy futbollistëve të përjashtuar me kartonin e kuq, Komisioni i Disiplinës nuk ka arsye për të forcuar masat kundër tyre, kështu që Chivu dhe Cassano do të mungojnë për vetëm një ndeshje.
Me dy takime u pezullua ndihmëse i Leonardos, Bernazzani, për ofendime që bëri ndaj vijërojtësit. Ndër vendimet e tjera, bie në sy pezullimi deri në 2 maj i Igli Tares, një drejtues i Lacios.
Ai u pezullua për “një sjelle tepër kërcënuese dhe ofenduese ndaj gjyqtarëve të ndeshjes në dhomat e zhveshjeve”.
Top Channel