Real Madrid, Cristiano dhe Marcelo sakrifikojnë

04/04/2011 14:00

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo, dy futbollistët e Real Madrid të cilët munguan në humbjen ndaj Sporting Gijon për shkak dëmtimi, janë të gatshëm të luajnë nesër ndaj Tottenham Hotspur, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Asnjë nga të dy lojtarët nuk është ende gati 100% për tu rikthyer në fushë, por kanë shprehur gadishmërinë për të luajtur duke rrezikuar një dëmtim tjetër.

Karim Benzema është ai që përfundimisht nuk do të luajë ndeshjen e nesërme ndaj anglezëve, pas dëmtimit në miqësoren Francë-Kroaci.

Gjithashtu, Xabi Alonso dhe Pepe do të jenë në fushë nesër pas mungesës në ndeshjen e kampionatit spanjoll.

Top Channel