Portugali, Porto fiton kampionatin

04/04/2011 08:55

Porto ka fituar titullin kampion të Portugalisë për herë të 25-të në histori pasi ka mundur Benfikën mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-2.

Golat u shënuan nga Fredy Guarin dhe Hulk.

Me këtë fitore, Porto ka arritur kuotën e 71 pikëve, 16 më shumë se rivalët nga Lisbona kur duhen edhe pesë javë nga përfundimi i kampionatit portugez.

Porto ka gjithashtu sulmin më të mirë (58 gola të shënuar) dhe mbrojtjen më të mirë 9 gola të pësuar).

Top Channel