Nadal: Nuk e ndiej presionin e Djokovic

04/04/2011 18:20

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, është i bindur se Novak Djokovic do të shndërrohet në numrin një në botë, por theksoi se nuk ndien asnjë presion të shtuar nga paraqitjet e fundit të mrekullueshme të serbit.

Me fitoren në Majemi, Djokovic regjistroi fitoren e katërt radhazi në një turne të madh përballë numrit një në botë, ndërsa regjistroi suksesin e 27-radhazi, një rekord që nuk shihej që në kohët e McEnro e Lendl.

”Mendoj se Novak-u do të shndërrohet në numrin një në botë, por nuk e ndiej frymëmarrjen e tij mbi shpinën time”, deklaroi Nadal, në një deklaratë të dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”.

”Ai është në një formë të shkëlqyer dhe i ka shanset të bëhet numri një në botë shumë shpejt, por gjithçka do të varet nga paraqitja ime në turnetë me fusha me dhe. Unë do të luftoj si gjithmonë dhe nesër mbroj titujt në dhe, besoj se mund të qëndroj ende gjatë në krye të klasifikimit”.

Top Channel