Moto GP, fiton Lorenco

04/04/2011 08:10

Horhe Lorenco, kampioni i botës në Moto GP është fituesi i Cmimit të Madh Spanjës.

Idhulli i vendasve mori më të mirën nga motori i tij Jamaha, duke lënë pas krahëve Dani Pedrozën ndërsa amerikani Hejdën u rendit i treti.

Në një pistë të lagësht për shkak të reshjeve, Valentino Rosi rikuperoi një garë të humbur duke e mbyllur në vendin e pestë. Në një moment të garës italiani u përplas me Stoner. Australiani u detyrua të tërhiqej nga gara, ndërsa Rosi u ngjit në vendin e pestë, edhe falë aksidenteve të tjera të shumta në pistën spanjolle.

Pak xhiro më vonë u rrëzua edhe Marko Simonceli ndërsa të njëjtin fat pati edhe amerikani Ben Spajs që i privoi dy vendet e para skuadrës së Jamahës.

Por, befasitë në garën iberike nuk mbaruan pasi në xhiron e parafundit u detyrua të ndalej edhe Kolin Eduards, duke i dhuruar Niki Hejdenit vendin e tretë në pod.

Top Channel