Kongo, rrëzohet avioni i OKB-së, 10 të vdekur

04/04/2011 21:20

Një avion i OKB-së është rrëzuar sot në Kinshasa, në Republikën Demokratike të Kongos, në bordin e të cilit ndodheshin mbi 30 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës pasagjerët në avion ishin 29, ndërsa të tjerët anëtarë të ekuipazhit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, që citon burime nga Pallati i Qelqtë, viktimat janë 10, ndërsa sipas një gazetari të “France Presse”, të vdekurit janë 16.

Top Channel