Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
Autoritetet italiane bënë të ditur gjatë drekës se kanë vendosur të njohin zyrtarisht rebelët në Libi, ndërsa qeveria e tyre e improvizuar është e vetmja me të cilën Roma do të bisedojë në të ardhmen.
Ministri i Jashtëm i vendit, Franco Frattini, deklaroi se vendi i tij “do t’i bashkohet Francës dhe Katarit, të cilat kanë hequr njohjen ndërkombëtare ndaj Gaddafi-t, për t’i dhënë një sinjal mbështetje miliona libianëve që kërkojnë të jetojnë në një vend demokratik”.
Italia ka qenë aleatja më e ngushtë e Gaddafi-t përpara fillimit të luftimeve, por sipas Romës zyrtare, garancitë e paraqitura nga një i dërguar i kolonelit për të zgjidhur krizën në Libi nuk ishin të besueshme.
Duke folur nga Roma, Ministri i Jashtëm i Qeverisë Libiane të Tranzicionit, Ali al-Essawi, falenderoi Italinë “për mbështetjen ndaj revolucionit”, në të njëjtën kohë që e konsideroi si të papranueshme ofertën e një qeverie tranzicioni të drejtuar nga një prej djemve të Gaddafi-t.
Top Channel