Gjermani, aleati i Merkel jep dorëheqjen

04/04/2011 16:50

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, lajmëroi gjatë pasdites për dorëheqjen e tij nga pozicionin i zëvendëskancelarit dhe liderit të Partisë Demokratike të Lirë (FDP).

Ky vendim nga Westerwelle erdhi pasi partia e drejtuar prej tij regjistroi disa rezultate zhgënjyese në zgjedhjet lokale në disa lande.

Ai ka qenë gjithashtu nën kritika të forta për kundërshtimin e ndërhyrjes në Libi, vendim që rreshtoi Gjermaninë përkrah Rusisë e Kinës dhe jo aleatëve tradicionalë.

Zgjedhjet treguan një rënie të ndjeshme për të gjithë kualicionin, duke konfirmuar atë që sondazhet kishin kohë që sugjeronin, rënien e popullaritetit të Kancelares Merkel.

FDP arriti një rezultat shumë të mirë në vitin 2009, kur fitoi 14,6% të votave në rang kombëtar dhe formoi një koalicion me CDU-në.

Megjithatë, kjo parti pësoi një zhgënjim të madh në zgjedhjet e muajit të shkuar në landing e Baden-Vyrtenbergut, landi më i populluar e i pasur në Gjermani, kur grumbulloi vetëm 5,3% të votave.

CDU, një parti që nëpërmjet koalicionesh ka qenë në pushtet që prej vitit 1953, fitoi 39% të votave, por qeveria e re e landit u formua nga një koalicion mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve, që së bashku zotërojnë shumicën.

Top Channel