FSHF inaguron muzeun e futbollit shqiptar

04/04/2011 18:00

Federara Shqiptare e Futbollit (FSHF) inaguroi sot ambientet e saj të reja, ku një risi përbën muzeu i sportit.

Kjo është hera e parë në historinë e vendit tonë që futbolli apo sporti në përgjithësi kanë një muze të tyrin.

Midis dokumenteve më të çmuara të muzeut renditet telegrafi i vitit 1932, në të cilin Shqipëria ftohet zyrtarisht për t’u antarësuar në FIFA dhe UEFA.

Tejet interesante riprodhimet e uniformave të ekipit kombëtar në të gjitha epokat apo fanellat origjinale të disa prej ikonave të përfaqësues kuqezi, si Demollari apo Kushta.

Top Channel