FIFA shpall kandidatët për president

04/04/2011 12:25

FIFA shpalli sot kandidatët zyrtarë për postin e presidentit të organizmit drejtues të futbollit botëror.

Joseph Blatter, presidenti aktual i FIFA-s, dhe Mohammed Bin Hammamm, presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit (CFA), janë kandidatët që do të luftojnë për karrigen e presidentit më 1 qershor 2011.

Zgjedhjet do të mbahen gjatë Kongresit të 61 të FIFA-s, në Zyrih të Zvicrës.

75-vjeçari Blatter kërkon të marrë mandatin e tij të katërt si president i FIFA-s, ndërsa rivali i tij, 61-vjeçari Bin Hammamm, ka tre vjet që është në krye të CFA.

Top Channel