B.Fildishtë, OKB futet në luftë

04/04/2011 21:25

Helikopterë të forcave “paqeruajtëse” të OKB-së qëlluan ndaj një baze ushtarake të presidentit të paligjshëm Gbagbo në Bregun e Fildishtë, ndërsa rivali i tij politik nisi një ofensivë totale ndaj qytetit kryesor, Abixhan.

Një zyrtar i OKB-së konfirmoi për BBC se helikopterët kanë qëlluar me predha të kalibrit të madh ndaj kampit ushtarak. Operacioni i papritur ndodhi pasi OKB kishte marrë informacione se kampi do të përdorte armatime të rënda për të goditur popullësinë civile.

Sipas zyrtarit, ndërhyrja justifikohet me mandatin e OKB-së, për të mbrojtur njerëzit e pafajshëm në këtë dyluftim.

Ndërkohë, ushtarë të Ouattara-s deklaran për korrespondentët e huaj se luftimet kanë qenë shumë të ashpra dhe sipas tij, të paktën 50 midis shokëve ishin vrarë brenda pak orësh ndërsa sulmonin pallatin presidencial.

Më parë gjatë ditës, drejtues ushtarakë të fituesit të njohur ndërkombëtarisht të zgjedhjeve, Ouattara, bënë të ditur se po përgatisin sulmin vendimtar mbi Abixhan, qytetin më të madh me 3,7 milionë banorë dhe kryeqytetin fiktiv të vendit.

Top Channel