B.Fildishtë, konflikti drejt fundit?

04/04/2011 16:10

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, Alassane Ouattara, premtoi një marrje të shpejtë të qytetit më të rëndësishëm të vendit prej forcave të tij, ndërsa u shpreh optimist për përfundimin e shpejtë të luftës.

Drejtuesi më i lartë ushtarak i rebelëve të Ouattara-s, Guillaume Soro, deklaroi se pas disa ditë luftimesh në Abixhanin, forcat e presidentit të paligjshëm Laurent Gbagbo janë në panik dhe po tërhiqen.

Ndërkohë, shumë prej 3,7 milion banorëve të qytetit më të rëndësishëm të vendit kanë mbetur të izoluar në shtëpi pa ujë, rezerva ushqimore apo eletricitet, ndërsa vala e më shumë se një milion të shpërngulurve vazhdon të rritet.

Më parë gjatë ditës, OKB i kërkoi zyrtarisht Ouattara-s që të hetojë për të paktën 800 të vrarët në qytetin e Dykues, ku duket se përgjegjësia është e forcave të tij, në një raprezalje ndaj civilëve mbështetës të qeverisë.

Bregu i Fildishtë, dikur një oaz paqeje në Afrikën Perëndimore, është zhytur në krizë të thellë politike pasi Gbagbo nxorri në rrugë ushtrinë për të mbrojtur pushtetin e tij, edhe pse humbi zgjedhjet në nëntor 2010.

Më shumë se 330 persona besohet të jenë vrarë deri tani në luftimet për kryeqytetin fiktiv të vendit, Abixhan, ndërsa vendnodhja e Gbagbo-s nuk është e qartë.

Top Channel