“Air France”, ende s’ka shenja nga kutitë e zeza

04/04/2011 21:35

Specialistët mund të nisin të rikuperojnë trupat e viktimave të incidentit të “Air France” në vitin 2009 brenda disa javësh, pasi një pjesë e mirë e trupit të aeroplanit u gjet në mbi 4 000 metra thellësi, por ende nuk ka gjurmë të kutive të zeza.

Avioni u nis nga Rio de Zhaneiro me destinacion Parisin në 1 qershor 2009, por u zhduk rreth orës 2:20 të mëngjesit, ndërsa u përball me një stuhi në Oqeanin Atlantik.

228 persona mbetën të vrarë, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten enigmatike, pasi hetuesit nuk ishin në gjendje të grumbullonin pjesë të rëndësishme të avionit për të bërë ekspertizë dhe nuk gjetën kurrë as kutitë e zeza.

Tre tentativa të mëparshme për të lokalizuar pjesë të avionit kishin dështuar më parë, ndërsa trupave në terren iu është dashur të inspektonin një sipërfaqe Oqeani me madhësinë e Rumanisë.

Top Channel