Abidal fillon rekuperimin pas operacionit
04/04/2011 14:10
Eric Abidal, mbrojtësi francez i Barcelonës, është rikthyer në fushën stërvitore të ekipit katalanas për herë të parë që pas operacionit për heqjen e tumorit në mëlçi, më 17 mars.
Futbollisti ka nisur fazën e rekuperimit dhe ditën e sotme vetëm realizuar ecje në fushën stërvitore.
Nëse gjithçka do të shkojë mirë, mendohet se Eric Abidal do të rikthehet të luajë në sezonin e ardhshëm.
Top Channel