Skënderbeu i afrohet kreut

03/04/2011 08:25

Skëndërbeu ka fituar në javën e 26 të Superligës 2-0 në Krujë, duke u afruar 1 pikë me kreun, pasi kryesuesit e Flamurtarit janë ndalur në 1-1 me Teutën.

Bratic e Sosa vendosin gjithçka brenda 3 minutave në pjesën e parë për skuadrën korçare në këtë fitore shumë të rëndësishme për objektivin e tyre për t’u shpallur kampion.

Ndërkohë Kastrioti nuk bën asgjë në fushën e lojës për të synuar të paktën për të marrë një barazim në fushën e saj pasi pikët në këtë pozicion ku ata ndodhen janë të domosdoshme për t’i shpëtuar zonës së ftohtë.

Ndërkohë, në takimin tjetër në Durrës, Ahmataj shënon për Flamurtarin që në minutën e 6-të ndërsa Frashëri barazon brenda pjesës së parë duke ndërprerë serinë e fitoreve për vlonjatët që ndihen edhe më të kërcënuar tashmë me 1 pikë avantazh ndaj Skëndërbeut.

 

 

Top Channel