
Tingëllon e pabesueshme, por Reali i Madridit është mundur në Santiago Bernabeu 0-1 nga Sporting Gijon.
Kjo është humbja e parë për trajnerin madrilen Hoze Mourinjo në një kampionat në fushën e tij që nga 23 shkurti i vitit 2002, kur Porto u mund në fushën e saj nga Beira Mar. Në këtë mënyrë përfundon seria e 150 ndeshjeve të Mourinjos duke përfshirë ato me Celsin dhe Interin.
Gjithçka mbyllet nga një gol i De las Kuevas në minutën e 79-të. Në fillim të këtij sezoni Mourinjo kritikonte pikërisht kolegun e tij të Sportingut, Presiadon, duke e akuzuar se luante me formacionin rezervë kundër Barcelonës, por në këtë javë të Primera Division i vjen një përgjigje e fortë pikërisht nga Sporting Gijon.
Mungesa e Kristiano Ronaldos dhe e Kakasë për shkak dëmtimi i ka sjellë këtë humbje Realit të Madridit i cili edhe pse tentoi në minutat e fundit dhe në ato shtesë nuk ia doli mbanë as të barazonte. As fati në këtë ndeshje nuk ishte me ta.
Top Channel