Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Agjentë të Sigurisë Siriane kanë arrestuar disa dhjetëra njerëz, pas protestave anti-qeveritare të zhvilluara ditën e djeshme, lajmëroi “Associated Press”.
Të paktën shtatë persona u vranë të premten, ndërsa forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit. Në total, numri i viktimave në dy javët e trazirave që kanë përfshirë vendin arab ka shkuar në 79.
Policia nisi të arrestonte nesër që në orët e vona të natës dhe ka vazhduar gjatë të gjithë ditës së sotme, kryesisht në zonat përreth kryeqytetit Damask, thanë dëshmitarët për mediat e huaja.
Vala e fortë e protestave përbën sfidën më të madhe me të cilën Partia Arabo-Socialiste Bath përballet në pesë dekadat që udhëheq vendin.
Qeveria ka fajësuar për këto trazira që po ndodhin në vend “banditë” të paguar nga jashtë dhe që i shërbejnë atyre vendeve që kanë interes të destabilizojnë situatën në Siri.
Në një fjalim të mbajtur përpara parlamentit, presidentit Bashar al-Assad refuzoi të hiqte statusin e gjendjes së jashtëzakonshme, ndonëse diçka e tilllë ishte premtuar më parë, si pjesë e një dalje publike të presidentit për të qetësuar kombin.
Gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi në Siri që prej vitit 1963, kur babai i Assad-it, erdhi në pushtet nëpërmjet një grushti shteti.
Top Channel