Peru, autobuzi në greminë, 20 viktima

02/04/2011 09:30

20 persona mbetën të varë dhe 25 të tjerë u plagosën, pasi autobuzi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një humnerë pranë qytetit të Kuzkos, në Peru.

Ngjarja ndodhi në një rrugë malore që ngjitet mbi nivelin e 3 mijë metrave, ndërsa sipas “AFP”-së, autobuzi u rrokullis për disa qindra metra.

Besohet se shkak për këtë aksident ishte pakujdesia e shoferit, i cili po drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë, pavarësisht se në zonë kishte mjegull.

Shumica e viktima janë mësues, të cilët po shkonin të jepnin mësim në një lokalitet malor.

Top Channel