NATO: 74 sulme mbi Libi

02/04/2011 00:15

Nga marrja e kontrollit të operacioneve ajrore mbi Libi, NATO ka kryer 178 patrullime, 74 prej të cilave kanë përfunduar me hedhjen e bombave mbi objektiva të caktuar.

Lajmi njoftohet nga Aleanca, e cila nga mëngjesi i së enjtes komandon sulmet ajrore ndaj forcave të Gedafit në zbatim të rezolutës 1973 të OKB-së për mbrojtjen e civilëve.

Aleanca tha se janë goditur objektiva ushtarakë të Gedafit dhe se nuk mund të verifikojë nëse nga sulmet ka patur viktima.

Nën komandën e NATO-s e në zbatim të misionit “Unified Protector”, 14 vende anëtare kanë vënë në dispozicion të Aleancës 205 avionë e 21 anijë luftarake.

Top Channel