Milan-Inter në “orën e së vërtetës”

02/04/2011 12:35

Milan e Interi do të përballen sot midis tyre, në një ndeshje që ka potencialin të jetë vendimtare në fatet e këtij sezoni të Serisë A.

Kuqezinjtë do të shohin veten për herë të parë pas më shumë se 20 javësh në rolin e ndjekëses nëse humbin, por një fitore do t’i jepte atyre mundësinë për t’u shkëputur edhe një herë më shumë në një distancë sigurie.

Ndeshja është ndezur përpara nga polemikat e ndërsjellta, ndërsa pritet që tifozët e Milanit t’i rezervojnë një pritje me vërshëllima dhe kontenstime trajnerit të Interit, Leonardos, i cili kaloi në anën tjetër të qytetit pas 11 vitesh kuqezi si lojtar, drejtues dhe trajner.

Mungesa më e madhe për Milanin do të jetë ajo e Ibrahimovic-it, i pezulluar, ndërsa Interi paraqitet me probleme në mbrojtje, ku dyshja titullare Lucio-Samuel është e padisponueshme.

Formacionet e mundshme në derbi
Milan (4-4-2): Abbiati; Abate, Nesta, Silva, Antonini; Seedorf, Gattuso, Flamini, Boateng; Pato, Robinho. Tr. Allegri
Inter (4-4-2): Cesar; Maicon, Ranocchia, Chivu, Zanetti; Motta, Stankovic, Cambiasso, Sneijder; Pazzini, Eto’o. Tr. Leonardo

Top Channel