Japoni, vazhdojnë kërkimet për të humbur

02/04/2011 18:15

Ushtarakët japonezë dhe amerikanë të impenjuar në një fushatë kërkimesh tre ditore, kanë rekuperuar deri tani 50 trupa në fund të ditës së dytë të aktivitetit.

Bilanci i zyrtar i të viktimave në vend ka shkuar në 11.828.

Operacionet nuk janë përqendruar në zonën e Ishinomaki, mes qyteteve më të goditura në prefekturën e Miyagi nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Gjithsej janë përfshirë 18 mijë ushtarakë japonezë, 7 mijë amerikanë, përveç trupave të policisë, rojeve bregdetare dhe zjarrfikësve.

Top Channel