Lufta SHBA-Iran hyn në një fazë të re, raketat amerikane godasin Teheranin
Kompania energjitike që administron centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni bëri të ditur se ka lokalizuar rrjedhje të reja në reaktorin e dytë, rrjedhje të cilat derdhen në detin e ndodhur pranë.
Kjo shpjegon përse një ditë më parë u regjistruan nivele radioaktiviteti më të larta 4 385 herë se normalja në centralin bërthamor të Fukushimës.
Ndërkohë, Agjensia Bërthamore Ndërkombëtare ka lajmëruar për dërgimin e dy ekspertëve të saj në Fukushima, për të studiuar nga pranë situatën.
Kriza u shkaktuar në centralin bërthamor në datën 11 mars, pasi tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në historinë e Japonisë goditi vendin.
Bilanci aktual i tragjedisë është 11 mijë të vdekur, mbi 16 mijë të zhdukur dhe 300 miliardë dollarë dëme.
Top Channel