Itali, Berlusconi: Riatdhesojmë tunizianët

02/04/2011 08:50

Kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, konformoi vullnetin e qeverisë së tij për të riatdhesuar emigrantët e paligjshëm që kanë “përmbytur” Italinë, në të njëjtën kohë që lajmëroi për dhënien e një ndihme të rëndësishme financiare ndaj Tunizisë.

”Një vendim do të merret vetëm pasi të takohemi me Kryeministrin tunizian ditën e hënë, por riatdhesimi është për ne zgjedhja e preferuar”, deklaroi Berlusconi. “Duhet impenjimi i qartë i qeverisë tuniziane për të arritur në një marrëveshje dhe ata do të kenë mbështetjen e plotë financiare edhe prej BE-së”.

I pyetur për shpërndarjen që po i bëhet klandestinëve nëpër kampe në të gjithë Italinë, Berlusconi u shpreh i sigurt se ky risistemim nuk do të ngjallë revolta, pasi qeveria ka vendosur t’i shpërndarjë në mënyrë proporcionale me popullësinë e krahinave të ndryshme.

Berlusconi bëri gjithashtu të ditur se Itali planifikon t’i japë një ndihmë prej 100 milion eurosh Tunizisë, ndërsa paralajmëroi një takim të afërt me presidentit e BE-së, për t’i kërkuar më shumë mbështetje në krizën e emigrantëve prej Europës së Bashkuar.
 

Top Channel