Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Grupi Islamik Palestinez, Hamas, paralajmëroi Izraelin “për pasoja”, pas një sulmi ajror mbi qytetin e Gazës, i cili shkaktoi vdekjen e tre militantëve.
Antarë të rëndësishëm të fraksionit terrorist “Brigada Izz al-Din Qassam” u goditën me predha të telekomanduara pranë qytetit të Khan Junisit, ndërsa ishin duke udhëtuar me një mjet.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite konformoi sulmin, ndërsa shtoi se ai kishte një qëllim parandalues, pasi të tre burrat ishin nisur të rrëmbenin një shtetas hebre.
Sipas tij, “skuadra e terrorit” po organizonte goditjen e objektivave civile gjatë një feste të madhe fetare judaike, e cila do të mbahet më vonë gjatë muajit prill.
Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, e cilësoi sulmin si një “përshkallëzim serioz të dhunës”, ndërsa theksoi se “Izraeli do të mbajë përgjegjësi për këto akte”.
Top Channel