Guardiola: Cikli im tek Barça po përfundon
02/04/2011 13:20
Cikli i Josep Guardiolës tek Barcelona është duke ardhur pranë fundit, bëri të ditur vetë trajneri, në një intervistë të dhënë për televizionin italian “RAI”.
”Ndihem mirë në drejtimin e Barcelonës, por kam të qartë se koha ime në drejtimin e ekipit po vjen duke përfunduar”, tha trajneri i skuadrës më spektakolare në Europë.
”Ky është viti im i katërt që drejtoj këtë skuadër dhe një trajner duhet të dijë se cili është momenti i duhur për t’u larguar. Futbollistët lodhen nga trajnerët dhe anasjelltas”.
Guardiola ishte i ftuar në Itali në një ceremoni të klubit të Brescia-s, ku ai më parë ka qenë futbollist dhe “RAI” përfitoi për t’i shkëputur një deklaratë në lidhje me të ardhmen e tij në “Camp Nou”.
Top Channel