Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës
800 të vrarë. Kjo është shifra që publikon Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për numrin e viktimave si pasojë e përleshjeve të armatosura në Bregun e Fildishtë.
Organizata humanitare ndërkombëtare saktësoi se pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në perëndim të vendit afrikan, ku mbështetës të presidentit që refuzon largimin, Lauren Gbagbo dhe ata të fituesit të zgjedhjeve të 28 nëntori, Alasane Outara janë përleshur më ashpër.
Sipas Kryqit të Kuq, Bregu i Fildishtë ndodhet praktikisht në një luftë civile. Ndërkohë, personili ndërkombëtar në kryeqytetin vendas është transferuar i gjithi për në bazën ushtarake franceze.
Top Channel