Bari, shkatërrohet rrjeti i drogës

02/04/2011 21:00

Forcat e rendit të Barit, në bashkëpunim me ato të Breshias në veri të vendit zbuluan dhe shkatërruan një rrjet trafikimi droge e cila importohej nga Shqipëria.

Baza e organizatës kriminale ishte në Bari dhe kishte degëzime në të gjithë veriun e vendit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithsej 640 kg marijuhanë. Deri tani janë arrestuar shtatë persona, ndër të cilët pesë shqiptarë.

Hetimet, të kryera paralelisht në veri dhe në jug të vendit, arritën të zbulojnë një strukturë shumë të organizuar, të drejtuar nga shtetasi shqiptar 30 vjeçar me iniziale M.E..

Sipas Drejtorisë Antimafje të Barit, organizata konsiderohet shumë e rrezikshme.

Operacioni është vazhdim i atij të kryer përpara pak ditësh kur në disa zona përreth, po në veri, u sekuestruan 64 kilogramë marijuanë dhe u arrestuan pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve janë shqiptarë.

Top Channel