Ban Ki-moon dënon ashpër vrasjet në Afganistan

02/04/2011 08:20

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, dënoi sulmin mbi një ndërtesë të organizatës që ai drejton në Afganistan, duke e cilësuar si një “akt frikacakësh dhe barbarie”.

Sulmi u dënua fuqimisht edhe ndaj presidentit Obama, i cili vuri në dukje se si “punonjësit punonin në Afganistan për t’i siguruar një të ardhme më të mirë vendit”.

Të paktën 14 persona mbetën të vrarë kur demonstruesit i vunë flakën ndërtesës së OKB-së në qytetin e Mazar-e Sharifit. Midis tyre, tre ishin punonjës të brendshëm të organizatës dhe katër roje sigurie.

Ngjarja ndodhi gjatë një proteste të dhunshme anti-amerikane, e shkaktuar nga djegia e disa kopieve të Kuranit nga një kishë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mazar-e Sharifi është një prej qyteteve më të mëdha në Afganistan dhe gjithashtu një prej më të sigurtit. Vetëm një javë më parë, me mijëra persona dolën në rrugët e qytetit dhe festuan qetësisht Vitin e Ri Persian.

Top Channel