B.Fildishtë, me qindra të vrarë

02/04/2011 08:10

Të paktën 800 persona janë vrarë në qytetin e Dykues në Bregun e Fildishtë gjatë kësaj jave, lajmëroi sot Kryqi i Kuq.

Ata mbetën viktima të përplasjeve të forcave të drejtuara nga Ouattara dhe Gbagbo, të cilët e shndërruan qytetin e tyre në një zonë luftime.

Shefi i delegacionit të Kryqit të Kuq në vendin e Afrikës Perëndimore deklaroi se ndonëse situata ka qenë shumë e keqe prej disa muajsh, “ky akt i tmerrshëm mizorie është më tronditësi nga të gjithë”.

Aktualisht, luftime janë duke u zhvilluar në kryeqytetin fiktiv të vendit, Abixhan. Sipas korrespondentëve në qytet, radio-televizioni, pallati presidencial dhe lagjia komerciale janë përfshirë nga flakët.

Presidenti Laurent Gbagbo refuzoi të largohej nga pushteti pasi humbi në zgjedhjet e nëntorit 2010 dhe nxorri ushtrinë në rrugë për të mbrojtur pozicionin e tij, duke e zhytur vendin në një luftë civile.

Top Channel