Aleatët godasin kryengritësit

02/04/2011 21:20

Një avion i forcave të koalicionit goditi gabimisht të premten në mbrëmje autokolonën e makinave të kryengritësve mes Bregas dhe Axhdabias, në Libi duke vrarë 15 persona.

Siç raporton BBC, mes viktimave ishin tre studentë të mjekësisë.

Korrespondenti i BBC-se Nik SpringGejt tha se pas bombardimit, ishin hapur gropa të thella në rrugë, të shkaktuar nga avionët A10 të NATO-s. Në dy anët e saj shiheshin copat e mbetura të katër kamionëve dhe një ambulancë.

Sulmi ka ndodhur rreth mesnate, me orën lokale. Ngjarja nuk është zbardhur ende, por besohet se kryengritësit kanë qëlluar me kundraajorë, për të festuar avancimin në zonë.

NATO ka nisur të hetojnë për ngjarjen duke thënë se i ka marrë seriozisht raportimet për vrasjen e civilëve. Përmes një deklarate, “Aleanca shpjegoi se është shumë e vështirë të verifikohen detajet sepse në terren nuk ka burime të besueshme”.

Të premten, kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionin, Abdul Xhalil Ibrahim foli për arritjen e një armëpushimit, pas takimit me Andelilah Al Katib, të dërguarin special të OKB-së në qytetin lindor të Bengazit. Ai tha se forcat e koalicionit duhet të furnizojnë kryengritësit me armë, pavarësisht embargos së vendosur nga OKB-ja.

Zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim e quajti ide të çmendur, ofertën për armëpushim.

“Trupa besnikë të kolonelit Muamar Gedafi – tha ai – nuk do të tërhiqen asnjëherë nga qytetet që kanë nën zotërim”.

Ai dënoi sulmin ajror të së enjtes – nga trupat e koalicionit -, gjatë të cilit humbën jetën civilë duke e quajtur “një krim kundër njerëzimit”.

Top Channel