Zyrtare/ Ronald Araujo bëhet ‘i kuq’, uruguajani kalon te Liverpool me huazim
Televizioni publik shqiptar dhe paketa “Supersport” kanë vendosur të bojkotojnë për këtë javë transmetimin direkt te ndeshjeve të Superligës Shqiptare, pas disa mosmarrëveshjeve me Federatën e Futbollit (FSHF).
Sipas programit, TVSH duhet të transmetonte derbin e kryeqytetit, Tirana-Dinamo, ndërsa “Supersport” ndeshjet e pretendentëve për titull, Flamurtarit dhe Skëndërbeut.
Përsa i përket Televizionit Publik Shqiptar, ata vendosën për këtë bojkot pasi nuk gjetën një marrëveshje me FSHF-në për orarin e transmetimit të takimit.
Ndërkohë, drejtuesit e paketës “Supersport”, pjesë e platformës Digitalb, gjithashtu akuzuan për qëndrimin e mbajtur prej tyre sjelljen e FSHF-së.
Kjo e fundit, nga ana e saj, pengoi trajnerin Josip Kuzhe dhe lojtarët e kombëtares që të jepnin deklarata direkte për “Supersport” pas dy ndeshjeve të fundit me Slloveninë dhe Bjellorusinë.
Nga ana e saj, paketa “Supersport” dëshiron të qartësojë se është ndër sponsorat kryesorë të kombëtares sonë dhe ka blerë të drejtën e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të Superligës.
Të gjitha detyrimet janë paguar sipas detyrimeve kontraktuale, kontratë të cilën FSHF po dëshmon se nuk është duke e respektuar.
Top Channel