Real Madrid, rikthehet Higuain

01/04/2011 08:10

Gonzalo Higuain, sulmuesi argjentinas i Real Madrid, është rikthyer.

Sot, do të grumbullohet nga Mourinho 124 ditë pas dëmtimit. Higuain ka hedhur poshtë të gjitha parashikimet e mjekëve të cilët thonin se argjentinasi do të qëndronte 4 muaj jashtë fushave dhe është rekuperuar në kohë rekord nga operacioni i hernias diskale të cilit iu nënshtrua më 11 janar në Chicago.

Për shkak se Karim Benzema është i dëmtuar, Mourinho do të grumbullojë sulmuesin argjentinas për ndeshjen e nesërme që Real Madrid do të luajë ndaj Sporting Gijon.

Gonzalo Higuain pritet të nisë takimin nga pankina.

Top Channel