Përjashtohet Bosnje-Hercegovina

01/04/2011 10:30

FIFA dhe UEFA kanë vendosur pezullimin e Federatës Boshnjake të Futbollit (FFBH/NSBiH) nga të gjitha aktivitetet sportive ndërkombëtare, shkruhet në një komunikatë për shtyp të publikuar në faqet zyrtare të internetit të dy organizmave më të mëdha të futbollit botëror dhe europian. 

Ky vendim ishte paralajmëruar më parë pasi Federata e Futbollit të Bosnja Hercegovinës nuk ka pranuar adaptimin e statutit të propozuar nga FIFA dhe UEFA.

Komitetet ekzekutive të këtyre dy organizmave, i FIFA-s më 28 tetor të vitit 2010 dhe UEFA-s më 4 tetor të vititi 2010-të i kërkuan Federatës boshnjake adaptimin e statutit të tyre si minimum për zgjidhjen e problemit të brendshëm që ka kjo federatë.

Paralajmërimi i fundit u bë më 31 mars por sërish u refuzua kjo gjë. Mbledhja  fundit e asamblesë së kësaj federate nuk arriti kuorumin e nevojshëm për të pranuar këto propozime pasi vetëm 22 delegatë nga 54 të pranishëm votuan në favor të kësaj kërkese, duke i sjellë humbjen e menjëhershme të antarësisë së kësaj federate në UEFA dhe FIFA deri në një vendim të dytë.

Ky pezullim e përjashton federatën boshnjake të futbollit nga të gjtiha aktivitetet ndërkombëtare që nga data 1 prill deri në zgjidhjen e problemit.

Gjithsesi drejtuesit e kësaj federate do të kenë rreth 2 muaj kohë për të gjetur një zgjidhje përpara se FIFA e UEFA të marrë një vendim përfundimtar për përjashtimin e saj.

Ndeshjen e rradhës Bosnje Hercgovina do ta luajë me Rumaninë më 3 qershor.

Me këtë pezullim, nëse gjithçka nuk zgjidhet, të gjitha pikët e luajtura e fituara apo të humbura nga kjo përfaqësuese bëhen zero, që do të thotë se ne na hiqet një pikë nga barazimi i ndeshjes së parë e zbresim në vendin e tretë me 7 pikë nga 8 që kemi aktualisht, Franca kryesuesja e grupit zbret në kuotën e 9 pikëve nga 12 që ka aktualisht por mban kreun e grupit ndrësa Bjellorusia mbetet në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve pasi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Bosnje Hercegovinën.

 

Top Channel