Paqe në derbin Dinamo-Tirana

01/04/2011 22:20

Derbi i kryeqytetit Dinamo – Tirana nuk ka patur asnjë fitues. Edhe pse rastet për shënim nuk kanë munguar asnjë nga lojtarët e dy skuadrave nuk ka mundur të bëjë diferencën në “Qemal Stafa”.

Ky barazim ua vështirëson punën të dy ekipeve për të qenë të pranishëm sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.

Vllaznia mundet në Peqin 1-0 nga Shkumbini duke vënë në rrezik vendin e tretë në klasifikimin e Superligës. Vendasve u ka mjaftuar goli i Shenajt për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë dhe për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

Laci mposhti 3-1 Elbasanin falë dygolëshit të Vilfor Hysës dhe mban nën presion shkodranët për vendin e tretë.

Besa ka fituar 2-1 ndaj Bylisit, rivali kryesor në luftën për mbijetesë.  Shtini dhe Dos Santos janë autorët e golave për kavajasit ndërsa të vetmin për Bylisin e shënoi Abazaj.

Java e 26 e Superligës do të mbyllet të shtunën, Teuta do të presë në Durrës kryesuesit e Flamurtarit, ndërsa Skënderbeu i vendit të dytë do të luajë në Krujë përballë vendasve të Kastriotit.

Top Channel