MotoGP, domonojnë Stoner-Pedrosa

01/04/2011 21:45

Pilotët e Hondës, Casey Stoner dhe Dani Pedrosa, dominuan ditën e lirë të provave të ditës së provave në pistën e Herezit, në Spanjë.

Australiani Stoner, fitues i garës së parë të sezonit në Katar, regjistroi kohën më të shpejtë në një pistë të lagur me 1’39”551, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Pedrosa, përfundoi 0.028 sekonda pas.

Në përfundim të garës, Stoner u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e tij, në një pistë që nuk i kishte sjellë fat në të shkuarën.

”Shpresoj që ditën e garës të mos ketë shi ose nëse do të ketë, të mos pushojë gjatë të gjithë kohës, kështu nuk do të kapemi të papërgatitur nga kushtet e motit”, tha Stoner.

Ndërkohë, një rezultat shumë të mirë arriti Valentino Rossi me Dukatin e tij, duke u renditur i treti, përpara kampionit të botës, Jorge Lorenzo, i pesti, pothuajse një sekondë larg vendit të parë.

Top Channel