“Likaj”, arrest me burg të dyshuarit

01/04/2011 11:40

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për të dyshuarin kryesor për vrasjen e efektivit të policisë Roland Likaj, vitin e kaluar në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve të fundit, shtetasi Jetnor Nakoleci ka pranuar vrasjen e efektivit Likaj dhe madje i ka kërkuar trupit gjykues që të qendrojë në burg.

Agjenti Roland Likaj u vra më 18 tetor në Vlorë, pasi zbuloi Nakolecin dhe dy bashkëpunëtorët e tij duke vjedhur.

Një nga dy bashkëpunëtorët ishte Saleo Stojani, autor i një vale grabitjesh në qytetet e mëdha të vendit, por që i ka shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë për shkak të moshës së mitur.

Top Channel