Eto’o: Derbi, jo përcaktues

01/04/2011 11:25

Samuel Eto’o, sulmuesi i Interit, shprehu besim në prag të derbit milanez, por u mundua të ulte rëndësinë e këtij takimi.

“Derbi është një ndeshje që ndryshon kampionatin, por vetëm për një javë. Pas tij do të ketë edhe shtatë ndeshje të tjera dhe vetëm katër të fundit do të vendosin se kush do të fitojë titullin kampion”, deklaroi Eto’o në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi i Kamerunit theksoi se me ardhjen e Leonardos në pankinën e Interit “ka ndryshuar dinamika e grupit”.

“Më parë kishim frikë edhe të stërviteshim ndërsa tani punojmë pa stres. Më parë kishte pesimizën në skuadër, por tashmë kemi rifituar besimin e humbur” shtoi Eto’o.

Inter do të ndeshet me Milanin kryesues nesër në orën 20.45.

Top Channel